MS Excel i Avancuar
Qëllimi i këtij moduli të trajnimit është që:
Pjesëmarrësit të mësojnë praktikat më të mira të punës me MS Excel, si përdorimin e teknikave dhe veglave të avancuara të MS Excel-it, si: formatizimi i kushtëzuar, grafikonet, sortimet, filtrat, subtotal, paste special, importimin e tekstit, emërtimin e celulave, goal seek, funksionet e datës dhe kohës, funksionet matematikore, funksionet statistikore, funksionet e tekstit, funksionet financiare, funksionet lookup dhe reference, funksionet e bazës së të dhënave, përdorimin e funksioneve të kombinuara, përdorimin e të dhënave të reja në një apo dy tabela, what if analiza, krijimi i pivot tabelës, scenarios auditimi, vendosja e komenteve, pamja, largimi dhe përmirësimi i komenteve, makrot.
Ju do të mësoni:
- Kalkulimet statistikore dhe financiare
- Menaxhimi i ndryshoreve në modelet e worksheet-it përmes scenariove
- Ndërtimi i raporteve të scenariove
- Krahasimi dhe dallimi i të dhënave të ndryshme nga Manager Scenario
- Përcaktimi i profitit përmes Goal Seek
- Implementimi i teknikave të konsolidimit (bashkimit, shkrirjes)
- Përmbledhje e të dhënave që përmbajnë 3-D worksheet
- Definimi i kombinimit më të mirë të vlerave për të zgjidhë probleme komplekse në biznes
- Projektimi i trendëve të biznesit
- Krijimi i raporteve me të dhëna interaktive përmes Pivot Table
- Krijimi i makrove për të lehtësuar analizën e të dhënave
Çmimi: 120 €
Kohëzgjatja: 18 orë
Në çmim është e përfshire edhe literatura dhe certifikata, si zgjedhje opsionale është edhe certifikimi nga Microsoft për MS Excel.