Rreth Nesh

Shkolla Profesionale

UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë, po dëshmon gjithnjë e më shumë se është e përkushtuar që t’i ofrojë të gjitha modelet e studimit në vend.
Në kuadër të UBT-së është Shkolla Profesionale e cila është akredituar nga Autoriteti Kombëtar I Kualifikimeve për organizimin dhe mbajtjen e mësimit për tetë (8) profile profesionale si mëposhtë:

  • Zhvillues i Aplikacioneve, niveli 5 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
  •  Administrator i Rrjetiit dhe i  Sistemeve Kompjuterike,  niveli 5 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
  •  Teknologji e Informacionit dhe Komunikim (TIK),  niveli 3 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
  •  Instalues Elektrik në Banesa Civile,  niveli 3 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
  • Gjuhë Angleze
  • Gjuhë Gjermane
  • Asistent Administrativ,  niveli 3 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve
  • Shitja dhe Shërbimi i Klientit,  niveli 3 i kualifikimimit sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve

 


Trajnime Profesionale

Kur bëhet fjalë për krijimin e trajnimeve të përshtatura, ne besojmë më tepër në kualitet sesa në sasi. Për këtë arsye ne jemi ekspertë në përshtatjen e materialeve të trajnimit që dizajnohen specifikisht për të përmirësuar performancën e punës.

Pa marrë parasysh a jemi duke krijuar një kurs të ri, apo jemi duke kombinuar përmbajtjet nga libraria jonë e kurseve, apo nëse jemi duke i përfshirë kërkesat tuaja specifike në grupin tuaj që e trajnojmë, ekspertët tanë do të krijojnë zgjedhje të përshtatur, me synim që të arrihen qëllimet tuaja.

Procesi katër hapësh i UBT-së për trajnim të suksesshëm

Duke zbatuar një proces të provuar dhe gjithëpërfshirës, ekipi ynë që i është dedikuar trajnimeve të përshtatura, ju ofron gjithçka që kërkohet për të përmbushur qëllimet tuaja të trajnimit:

  • Zbatimin e vlerësimit të nevojave;
  • Krijimin e programit të duhur;
  • Vendosjen e logjistikës;
  • Sigurimin e suksesit pas trajnimit.

Ne i bëjmë të gjitha për ju!

Për t’u siguruar që trajnimi i ekipit tuaj të jetë i përsosur dhe që ju mos të brengoseni për asgjë, ne do të merremi me të gjitha detajet, duke përfshirë:

  • Udhëtimin e instruktorit;
  • Përmbajtjen e përshtatur;
  • Materiale gjithëpërfshirëse të kursit;
  • Dorëzimin e materialeve;
  • Vendosjen dhe largimin e pajisjeve.

 


Trajnime për Maturant dhe Studentë

UBT përmes Qendrës për Zhvillim Profesional dhe Produkte, përmes pakos së trajnimeve së teknologjisë informative, për të gjithë maturantët që bëhen pjesë e këtyre trajnimeve ofron zbritje 10% për studimet akademike.

 

Qendra për Zhvillim Profesional dhe Produkte në UBT, si një qendër që ofron trajnime profesionale në fushën e teknologjisë informative, përmes profesionistëve më të mirë dhe infrastrukturës më moderne, ofron trajnime cilësore të cilat iu shërbejnë në zhvillimin e nxënësve në të ardhmen e tyre për fushat që ata zgjedhin për të studiuar.

 

Në të njëjtën kohë, përveç që studentët marrin aftësi profesionale në fushën e teknologjisë informative duke ndjekur trajnimet në Qendrën për Zhvillim Profesional dhe Produkte në UBT, në të njëjtën kohë ata përfitojnë edhe mundësinë për bursë për vazhdimin e studimeve akademike në UBT.

 


Trajnime te aprovuar nga MASHT për maturantë

Informojmë të gjithë maturantët se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve kanë marrë vendim që të ndajnë kuponë për kurse të trajnimit të fushës së teknologjisë informative, e të cilët do t’iu ndahen 2000 mijë maturantëve të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Me këtë rast UBT si institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve e ka të drejtën të ofrojë këto trajnime, për më tepër ju mund të zgjedhni deri në 3 trajnime për ti ndjekur në UBT dhe atë në lokacionet në vijim

UBT Prishtinë

UBT Lipjan

UBT Pejë

UBT Ferizaj

UBT Gjilan

UBT Prizren

Të drejtë për aplikim për kuponë për kurse të trajnimit në fushën e teknologjisë informative kanë të gjithë nxënësit maturantë te cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022.

Për më tepër UBT i bashkohet këtij aksioni të MASHT duke ofrouar 10% lirim në studime (për Shkenca Kompjuterike dhe Sisteme të Informacionit) për të gjithë maturantë që do ti ndjekin trajnimet në UBT

 


Trajnime të Aprovuara për Mësimdhënës nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve


Qendër Testimi


Projekte