Shitja dhe Shërbimi i Klientit

Shkolla Profesionale

Informata rreth programit

Qëllimi i këtij programi është të trajnoj dhe certifikojë pjesëmarrësit për profilin Shitja dhe Shërbimi i Klientit.

Secilës kompani u nevojitet një zyrë e klientëve e shitjes e përbërë nga një personel i aftë që i kupton produktet e kompanisë, klientët dhe tregun.

Përfitimi më i rëndësishëm në shitje dhe shërbim të klientëve është shtimi i produktivitetit dhe efektshmërisë. Nëse kryhet puna ashtu siç duhet për herë të parë do të kushtojë më lirë dhe do të kryhet më shpejtë. Kënaqësia e një klienti të palumtur kushton shumë më tepër sesa kënaqësia e klientit në përpjekjen e parë.

Me përfundimin e trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje ti zbatojnë teknikat e shitjes që çojnë drejt kujdesit të veçantë për klientin dhe si rrjedhoje sjellin një ambient të përmirësuar për shitjen e produkteve.

 

Rezultatet e pritura

  • Siguron shërbim të shpejtë, efikas dhe të sjellshëm
  • Ofron shërbime dhe komunikim efektiv ndaj klientëve
  • Këshillon klientët lidhur me produktët apo shërbimet
  • Kontakton klientët lidhur me çdo ndryshim të kompanisë
  • Promovon, shet dhe monitoron produktet/shërbimet për klientët ekzistues dhe të rinjë
  • Adreson shqetësimet/ankesat e klientëve.
  • Kultivon dhe ruan marrëdhënie me klientë të rinjë dhe ekzistues
  • Përdor teknikat e marrjes në
  • Përllogarit dhe raporton
  • Ndihmon në planin dhe promovimin e produkteve apo shërbimeve
  • Hulumton dhe analizon tregun
  • Kryen punë administrative
  • Arkivon të gjitha dokumentet relevante në mënyrë të drejtë në fund të ditës

 

Kohëzgjatja e programit

264 orë apo 3 muaj

 

Kreditë e fituara gjatë programit

Kredi 14 (1 kredi=20 orë)

 

Programi i lëndëve

  • Sistemi i shitjes
  • Menaxhimi dhe planifikimi i shitjes
  • Përsosmëria e kujdesit ndaj konsumatorit
  • Njohuri për produktet dhe shërbimet
  • Negociatat dhe shkathtësitë e prezantimit në shitje
  • Bazat e marketingut
  • Menaxhimi i llogarive kryesore
  • Rrjetat sociale
  • Menaxhimi i zyrës dhe raportimi
  • Korrespondenca moderne e biznesit
  • Financa për zyrtarë të shitjes
  • Siguria në punë
  • Anglishtja në marketing dhe shitje
  • Shkathtësitë kompjuterike

 

Apliko Tani