Sistemi i Menaxhimit të Integruar

Category: QUALITY AUSTRIA

Plotësimi i kërkesave të vazhdueshme në sistemin e menaxhimit

Organizatat po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje arritjes së një zbatimi të integruar në sistemet e menaxhimit. Përfshirja e tyre ka disa përparësi të tilla si: përmbushja e detyrave dhe përgjegjësive në mënyrë sa më të qartë dhe të koordinuar. Në këtë mënyrë bëhet një vlerësim ose pasqyrim i të gjithë organizatës gjë e cila sjell si pasojë uljen e kostove. Në këtë pikëpamje lind pyetja nëse plotësimi i këtyre kërkesave është rruga e duhur. Tashmë ekziston një marrëveshje për këtë çështje, ku theksohet ndërthurrja e elementëve të sistemeve në mënyrë që të sigurohet një përmirësim i vazhdueshëm drejt ekselencës.

 

 Auditet e Integruara

Normat dhe Standartet e organeve legjislative përkatëse ofrojnë një gamë të gjerë modelesh në fushën e cilësisë, mjedisit dhe sigurisë, rrezikut dhe po ashtu në një shumëllojshmëri fushash të tjera. Duke u bazuar në standartin ISO 9001 organizatat kanë zhvilluar në një masë të madhe sistemin e menaxhimit të aspekteve që lidhen me mjedisin në përputhje me ISO 14001/EMAS. Ndërkohë aspektet që ndërlidhen me menaxhimin e sigurisë dhe shëndetit vihen në zbatim duke u bazuar tek standartet BS OHSAS 18001,SCC, SCP të cilat ndihmojnë në zbatimin e tyre. Veç kësaj një gamë e gjerë standartesh të cilat lidhen me sektorë specifik janë hartuar në bazë të kërkesave të këtyre grupeve të synuara.

Vënia në zbatim e auditeve të integruara shërben si një prej mënyrave për të çertifikuar sistemet e integruara të menaxhimit. Në këtë mënyrë kostot ulen ndjeshëm për arsye të ndërthurrjes së këtyre modeleve. Mbi të gjitha sigurohet pasja e një pasqyrimi më të gjerë të kompanisë dhe për pasojë mund të bëhen rekomandime frytdhënëse që i shërbejnë zhvillimit të saj të mëtejshëm. Shumica e auditeve të cilat ndërmerren nga “Quality Austria” mbulojnë një sërë standartesh dhe modelesh të cilat vihen në zbatim në secilin prej tyre.

 

Kurse e Integruara

Në tërësi fusha e menaxhimit të integruar përfshihet në të gjithë gamën e kurseve dhe trajnimeve të cilat organizohen prej “Quality Austria”. Këto kurse dhe trajnime janë tepër të dobishme për vënien në zbatim në mënyrë sa më efikase të këtyre kurseve. “Quality Austria” e ushtron veprimtarinë e saj duke u bazuar tek koncepti i ndërthurrjes së të gjithë qasjeve në një suazë të vetme, gjë e cila nënkupton përfshirjen e të gjithë elementëve bazë për sa i takon aspekteve të cilat ndërlidhen me sistemet e menaxhimit. Në kuadër të këtij koncepti trajtohen rreth 10 qasje të tilla që ndërlidhen me metodat e dokumentimit përpunimit të dhënave përmes mekanizmave përkatës etj. Këto çështje përmblidhen dhe shpalosen në një numër kursesh si mëposhtë;

  • Sistemi i integruar i menaxhimit- kërkesat
  • Sistemi i integruar i menaxhimit- metodat mekanizmat
  • Sistemi i integruar i menaxhimit- strategjia, organizimi dhe zhvillimet

Programi i trajnimit po bëhet gjithnjë e më tepër i rëndësishëm për menaxhimin e cilësisë në shumë drejtime ku vlen të përmenden disa prej tyre të tilla si në fushën e mjedisit, shëndetit, sigurise. Kjo shumëllojshmëri e fushave zgjerohet edhe më tej në raste të veçanta. Në këtë pikëpamje trajnimet e specializuara mbulojnë nevojat specifike në secilën fushë.

 

 Kreditë e Kursit

Përparësia kryesore e këtj kursi është ofrimi i një strukture modulare e cila është përcaktuar në vitin 2006. Në të gjitha trajnimet përfshihen fushat themelore në lidhje me cilësinë, mjedisin, shëndetin dhe sigurinë. Është tepër e domosdoshme ndjekja e një kursi trajnimi për marrjen e një çertifkate që jepet si dëshmi e përvetësimit të njohurive në këto kurse.

 

Përfitimet nga kursi

 Kandiatët do të përfitojnë fitojnë njohuri praktike duke mësuar sesi të përvetësojnë të gjithë sistemet e menaxhimit dhe t’i vënë ato në zbatim në organizatën ku punojnë. Ata do të kenë mundësinë të studiojnë elementët e përbashkët që kanë sistemet mes njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë ata do të përshtaten më lehtë për të përmbushur kërkesat dhe detyrimet. Kjo gjë shmang krijimin e hendeqeve mes sistemeve dhe funksionin e organizatës si një e tërë.

 

 Çertifikimi në këtë fushë (çertifikatat e integruara)

Pasi përfundojnë në mënyrë të suksesshme ndjekjen e kursit në fushën e menaxhimit të cilësisë, menaxhimin e mjedisit, shëndetit dhe sigurisë kandidatët do të pajisen me çertifikatën “Menaxher i Sistemeve të Integruara”, “Mbikqyrës i Sistemeve të Integruara” pa pagesë. Kjo proçedurë është në përputhje me standartin e Evropian të Cilësisë në Organizatë. Kandidati pajiset gjithashtu me çertifikatën “Menaxher i Sistemeve të Integruara CEO dhe QEHS”.

Apliko Tani