Shitja dhe Shërbimi i Klientit
Informata rreth programit
Qëllimi i këtij programi është të trajnoj dhe certifikojë pjesëmarrësit për profilin Shitja dhe Shërbimi i Klientit.
Secilës kompani u nevojitet një zyrë e klientëve e shitjes e përbërë nga një personel i aftë që i kupton produktet e kompanisë, klientët dhe tregun.
Përfitimi më i rëndësishëm në shitje dhe shërbim të klientëve është shtimi i produktivitetit dhe efektshmërisë. Nëse kryhet puna ashtu siç duhet për herë të parë do të kushtojë më lirë dhe do të kryhet më shpejtë. Kënaqësia e një klienti të palumtur kushton shumë më tepër sesa kënaqësia e klientit në përpjekjen e parë.
Me përfundimin e trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje ti zbatojnë teknikat e shitjes që çojnë drejt kujdesit të veçantë për klientin dhe si rrjedhoje sjellin një ambient të përmirësuar për shitjen e produkteve.
Rezultatet e pritura
- Siguron shërbim të shpejtë, efikas dhe të sjellshëm
- Ofron shërbime dhe komunikim efektiv ndaj klientëve
- Këshillon klientët lidhur me produktët apo shërbimet
- Kontakton klientët lidhur me çdo ndryshim të kompanisë
- Promovon, shet dhe monitoron produktet/shërbimet për klientët ekzistues dhe të rinjë
- Adreson shqetësimet/ankesat e klientëve.
- Kultivon dhe ruan marrëdhënie me klientë të rinjë dhe ekzistues
- Përdor teknikat e marrjes në
- Përllogarit dhe raporton
- Ndihmon në planin dhe promovimin e produkteve apo shërbimeve
- Hulumton dhe analizon tregun
- Kryen punë administrative
- Arkivon të gjitha dokumentet relevante në mënyrë të drejtë në fund të ditës
Kohëzgjatja e programit
264 orë apo 3 muaj
Kreditë e fituara gjatë programit
Kredi 14 (1 kredi=20 orë)
Programi i lëndëve
- Sistemi i shitjes
- Menaxhimi dhe planifikimi i shitjes
- Përsosmëria e kujdesit ndaj konsumatorit
- Njohuri për produktet dhe shërbimet
- Negociatat dhe shkathtësitë e prezantimit në shitje
- Bazat e marketingut
- Menaxhimi i llogarive kryesore
- Rrjetat sociale
- Menaxhimi i zyrës dhe raportimi
- Korrespondenca moderne e biznesit
- Financa për zyrtarë të shitjes
- Siguria në punë
- Anglishtja në marketing dhe shitje
- Shkathtësitë kompjuterike