IT Security

Category: STANDARD

Qëllimi i modulit:

IT Security do të ju mundësoj të gjithë atyre që shpenzojnë një sasi të konsiderueshme të kohës në internet ose duke përdorur një kompjuter në punë apo në shtëpi të mbrojnë veten dhe të dhënat e tyre nga një sërë aktivitetesh mashtruese dhe qëllimkëqija. Ky modul është i dobishëm për individët, punëdhënësit dhe edukatorët. Gama e aftësive dhe njohurive që përmban ky modul janë veçanërisht të rëndësishme në planin aktual teknologjik, sepse gjithnjë e më shumë njerëz janë duke përdorur kompjuterët për komunikim, shkëmbim te informatave, blerjen e mallrave dhe shërbimeve online. Si rezultat, krimi kibernetik është duke u bërë gjithnjë e më i përhapur, dhe metodat për shembull, phishing, spamming, dhe shkeljet e sigurisë janë duke u bërë më të sofistikuara siç janë edhe teknologjitë e reja që i lehtësojnë ato.

 

Kandidatët të cilët përfundojnë me sukses ECDL / ICDL Modulin – IT Security do të jenë në gjendje të:

  • Kuptojnë dhe identifikojnë konceptet kryesore që kanë të bëjnë me përdorimin e sigurt të TIK-ut në jetën e përditshme
  • Përdorin teknika dhe aplikacione të përshtatshme për të shfrytëzuar një lidhje të sigurt në internet
  • Përdorin internetin në mënyrë të sigurt
  • Menaxhojnë të dhënat dhe informacionet në mënyrën e duhur të sigurisë fizike, intimitetit dhe vjedhjes së identitetit
  • Kuptojnë llojet e rrjeteve, llojet e kyçjes dhe çështjet specifike të rrjetit duke përfshirë firewalls
  • Bëjnë ruajtjen dhe rivendosjen e të dhënave në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt
Apliko Tani